12 milionë euro për Muriqin, Fenerbahce merr vendimin

514
fresco

Vedat Muriqi ka bërë një nisje fantastike me Fenerbahçen në Turqi. Sulmuesi i Kosovës ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e para dhe deri më tani është vendimtar për skuadrën e vet.

Por, në dyert e turqve ka “trokitur” një ofertë nga Arabia Saudite, siç raportojnë mediat në Turqi.

12 milionë euro ka ofruar një klub arab, para të cilat janë refuzuar nga Fenerbahçeja, e cila tashmë ka gjetur një bomber në majën e sulmit.

Muriqi është duke kaluar një formë të shkëlqyer, që mund të ndihmojë shumë dhe Kosovën për eleminatoret e “Euro 2020”.

Comments