127 raste të reja me Covid-19, Shkup -67, Shtip -33, Tetovë -10; Kumanovë -1
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 702 teste, dhe janë regjistruar 127 raste të reja me Covid-19 edhe atë në: Shkup-67, Kumanovë-1, Dibër-1, Shtip-33, Tetovë-10, Strugë-5, Ohër-6, Koçani-2, Probishtip-2.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 7 pacientë të rikuperuar, në: Shkup-4, Tetovë-2, Gostivar-1.
Ndërkaq 3 persona kanë ndërruar jetë.
Një pacient 70-vjeçar nga Kumanova, i shtruar në spital më 4 qershor dhe dy nga Shkupi, një pacient 62-vjeçar, i shtruar në spital më 5 qershor dhe një pacient 78-vjeçar, i shtruar në spital më 2 qershor, vdiqën në Klinikën për sëmundje infektive.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 3152, numri i pacientëve të rikuperuar është 1653, numri i vdekjeve është 156, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 1343. Pas përfundimit të sondazheve epidemiologjike, një nga rastet pozitive të regjistruar dje në Kumanovë është nga Shkupi. Prandaj, shpërndarja më e fundit sipas qyteteve është si më poshtë:
• Shkup 1332, aktiv 720
• Kumanovë 556, aktiv 139
• Dibër 53, aktive 2
• Shtip 207, aktiv 169
• Prilep 218, aktiv 27
• Tetovë 291, aktiv 127
• Struga 103, aktive 30
• Velesi 144, aktiv 30
• Manastir 30, aktiv 3
• Ohër 37, aktiv 20
• Kavadari 6, aktiv 1
• Gostivar 50, aktiv 28
• Gjevgjeli 6, aktiv 2
• Strumica 5, aktive 2
• Kriva Pallanka 7, aktive 1
• Radovish 4, aktiv 0
• Krushevë 3, aktiv 0
• Koçani 53, aktiv 22
• Probishtip 7, aktiv 5
• Demir Hisar 1, aktiv 0
• Makedonski Brod 2, aktiv 0
• Pehçevë 3, aktiv 0
• Berovë 2, aktiv 1
• Vallandovë 3, aktiv 2
• Vinica 3, aktiv 1
• Dellçeva 1, aktiv 0
• Kratova 3, aktiv 1
• Sveti Nikolla 3, aktiv 2
• Kërçova 3, aktive 1
• Negotina 16, aktiv 7