Nga drejtoria e të hyrave publike në Shkup, po largohen kompjuterë dhe dokumentacione



Portali maqedonas centarnews.net para pak minutash njoftoi se në Drejtorinë e të Hyrave Publike në ditë jopune, po nxirren kompjuterët dhe dokumente në sasi të mëdha.
Persona tani për tani të panjohur janë duke i bartur materialet nga DHP-ja në një objekt tjetër, për çka portali ka paralajmëruar informata shtesë brenda ditës.
Pyetja është se a po përpiqet VMRO-DPMNE-ja, e ballafaquar me humbjen në zgjedhjet e jashtme, t’i fshehë skandalet me malverzimet financiare dhe fshehjen e tatimeve.