16 dështime, as sot s’kalon Albulena Haxhiu dhe votimi i fshehtë

67
fresco

Ka dështuar edhe seanca e sotme e Kuvendit.

Tentimi i 16 ka dështuar, pasi sërish partitë nuk e kanë votuar komisionin për votim të fshehtë.

Si rezultat, edhe kësaj radhe VV-ja dështoi ta ketë shumicën.

Në orën 13:00 partitë do të kenë takim te presidentja Osmani.

Në tavolinat e deputetëve sot pati njoftime nga Gjykata Kushtetuese, se mund të çojnë komente deri më 19 maj.

Kjo ndërlidhur me ankesën e AAK-së në Gjykatën Kushtetuese, për vendimet e kryesuesit Dehari.

Sot bëhet një muaj prej fillimit të seancës konstituive për legjislaturën e nëntë.

Nga 15 prilli kur ka filluar kjo seancë, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur 15 herë për konstituimin e institucionit më të lartë në vend dhe nuk ia kanë arritur. Rezultat i këtij përpjekjeve është zero.

Ata sot do të bëjnë përpjekjen e radhës për përfundimin e kësaj seance, por pritjet janë minimale për ndonjë rezultat pozitivi.

midle

Kjo do të jetë hera e 16-të që deputetët do të shkojnë në sallën e Kuvendit, duke e ditur se në mungesë të kuorumit kjo mbledhje brenda pak minutave do të ndërpritet.

Në vazhdimin e kësaj seance që pritet të fillojë në ora 10:30, pritet një reprizë e përpjekjeve paraprake.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, pritet sërish të bëjë përpjekje për ta imponuar votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votë të fshehtë.

Kjo mënyrë e votimit po kundërshtohet nga PDK, LDK dhe AAK.

Meqenëse VV-ja as për këtë komision nuk po arrin t`i marrë votat e nevojshme, pas dështimit të votimit, kryesuesi po e mbyll seancën.

Një veprim i tillë po kritikohet nga partitë e deridjeshme opozitare, duke thënë se kryesuesi po e shkel skenarin e përgatitur nga sekretaria e Kuvendit.

Para fillimit të kësaj seance partitë politike kanë bërë me dije se nuk i kanë ndryshuar qëndrimet e tyre.

VV-ja ka treguar që sërish kandidate për kryetare të Kuvendit do të jetë deputetja Albulena Haxhiu.

Kurse, partitë tjera kanë bërë me dije se nuk do ta votojnë për kryetare të Kuvendit deputeten Albulena Haxhiun.

PDK-ja dhe AAK-ja ka treguar gatishmërinë e tyre për të votuar për kryetar të Kuvendit një kandidat tjetër të VV-së. Por, partia e Albin Kurit nuk ka treguar gatishmëri për të ndryshuar propozimin.

Comments