16-Vjeçari Suhejl Muharremi Nënshkruan Kontratë Profesionale Me FC Shkupin!
Skuadra e FC Shkupit sot ka rritur marrëveshje me futbollistin e ri dhe të talentuar, 16 vjeçarin Suhejl Muharremi, duke i ofruar kontratë profesionale. Muharremi me ekipin “bardhekaltër” nga Çairi ka nënshkruar marrëveshje tre vjeçare, sipas së cilës pjesë e FC Shkupit do të jetë deri në vitin 2021.
Stafi i trajnerëve dhe kryesia te Muarremi shef një nga futbollistët me perspektivë të ekipit, ndërsa ai që nga sezoni i vitit të kaluar mbanë edhe numrin 9-të në ekip.
Sulmuesi i lindur në vitin 2001, u bë shënuesi i dytë me moshën më të re në gjithë historinë e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, me golin që shënoi në ndeshjen kampionale të sezonit të kaluar ndaj Pelisterit me 26 nëntor të vitit 2017-të. Ai në atë ndeshje kishte qenë vetëm 16 vjeç e dy muaj.

