18 dështime, Kuvendi lëshon njoftim për vazhdimin e seancës nesër në ora 11:00

75
fresco

Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet nesër në ora 11:00.

midle

Kjo do të jetë hera e 19’të që deputetët e zgjedhur mblidhen për ta konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, përcjell Periskopi.

Ky proces ka ngecur te pika e votimit të kryeparlamentarit. VV po këmbëngul në kandidaten e tyre, Albulena Haxhiu, propozim që nuk po gjen përkrahjen e opozitës. Partitë tjera kanë kërkuar që Kurti ta ndërrojë kandidaten, pasi sipas tyre Haxhiu është “figurë përçarëse”.

Comments