2 dronë mbi Gjermani, 6,500 pasagjerë të bllokuar nga mbyllja e aeroportit të Mynihut

Të paktën dy dronë u vunë re nga policia në zonën e aeroportit të Mynihut, i cili u mbyll si masë paraprake nga ora 21:28 (ora lokale), duke prekur rreth 6,500 udhëtarë.
Sipas një zëdhënësi të policisë federale në Mynih, dy makina patrullimi vunë re dronë njëkohësisht mbi pistat veriore dhe jugore të aeroportit. Dronët ndryshuan menjëherë kursin dhe u zhdukën pa u identifikuar dhe nuk është e qartë as se sa të mëdhenj ishin.
Në aeroport, i cili do të rihapet në orën 05:00, qindra udhëtarë po qëndrojnë gjatë natës, fluturimet e të cilëve ose janë anuluar ose shtyrë. Në total, 23 fluturime hyrëse u devijuan në aeroportet e Shtutgartit dhe Nurembergut, ndërsa 12 të tjera u anuluan. Nga nisjet, 46 fluturime u anuluan ose u shtynë për sot (e shtunë). Në shumë raste, udhëtarët kishin hipur tashmë në aeroplan dhe u detyruan të zbrisnin përsëri nga aeroplani.
“Ashtu si natën e kaluar, Aeroporti i Mynihut, në bashkëpunim me linjat ajrore, menjëherë ofroi ndihmë për pasagjerët në terminale. U vendosën shtretër kampingu dhe u ofruan batanije, pije dhe ushqime të lehta”, njoftoi aeroporti.