

Sot bëhet 20 vjet nga masakra në fshatin Poklek të Komunës së Drenasit.
Me këtë rast, do të mbahet homazhe në kompleksin memorial nga ora 09:00.
Pas kësaj, do të mbahet edhe akademi përkujtimore, ku do të hapet edhe ekspozitë me fotografitë e të rënëve.
Në këtë akademi do të merr pjesë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj./Indeksonline/