AHMETI: Nuk ka kompromis me doktrinën tonë. Ky është mandat i barazisë së plotë (FOTO)

309
fresco
AHMETI: Nuk ka kompromis me doktrinën tonë. Ky është mandat i barazisë së plotë (FOTO)

midle

Në vazhdim të paraqitjes së tij, numëri një i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se uraganin se ndalëm, braktisëm platforëmën partiake dhe iu qasëm doktrinës kombëtare.

“Nga këtu thërrasim çdo shqiptar, atdhëtarë se lirinë me gjak e kemi fituar dhe kjo liri nuk ka çmim që dikush mund ta paguan…I thërrasim të gjithë, t’i bashkohen këtij bashkim të madh se ne nuk mbrojmë një platformë politike, por doktrinë kombëtare dhe nuk shohim ndonjë forcë a lëvizje që mund të përballet me palën tjetër kundështare.

Pala që përballet janë djemtë e vajzat e BDI-së dhe unë si drejtues i këtij bashkimi të madh mezi pres përballjen e madhe më 11 dhjetor në darkën e vonë se kush do jetë ai që do i dalë uraganit përpara për të mbrojt doktrinën që e kemi paraqit përpara çdo shqiptari. Nuk ka kompromis me doktrinën tonë, ky është mandat i barazisë së plotë për shqiptarët e Maqedonisë”, ka thënë Ahmeti në tubimin në Tetovë.

Comments