22 vota dallim: Blerim Islami dhe Sashko Veljanovski në garë të fortë për kryetar të Dollnenit

82
fresco

Dollneni është një komunë tjetër në të cilën është shkuar në radundin e dytë dhe ku pritet nje gazrë shumë e fortë. Në këto komunë kandidati i VLEN Blerim Islami, ka shkuar në bolatozh me kadidatin e VMRO-DPMNE-së Sashko Veljanovskit. Ku në raundin e parë që u mbajt më 19 tetor kandidati shqiptarë i VLEN ka marrë vetëm 22 vota më shumë se kundërkadidati i tij maqedonas në këtë komunë.

Numri i banorëve sipas censusit të vitit 2002:

Nga të dhënat e censusit të vitit 2002, do të shohim se Maqedonasit kanë 1255 banorë më shumë se shqiptarët në Dollnen, ndërsa turqit renditen në vendin e tretë me një numër të konsiderueshem dhe një faktor mjaftë i rëndësishëm elektoral në këtë komunë.

Regjistrimi i popullsisë në vitin 2021:

Nëse bëjmë një krahasim të të dhënave të censusit të vitit 2021 me ato te thuajse dy dekadave më parë, do të shohim se kemi një ndryshim mes dy etnive në këtë komunë, pra maqedonasve dhe shqiptarëve. Në censusin e vitit 2021, shqiptarët kalojnë maqedonasit me 611 banorë më shumë, ndërsa vendin e tretë vazhdojnë ta ruajn turqit, të ciët përbëjnë një numër shumë të rëndësisëhm në këtë komunë, duke luajtur rol vendimtarë në përcaktimin e fituesit në Dollnen.

Numri i votave në raudnin e parë në zgjedhjet loklae të vitit 2021: 

BDI 2.047 29.31%
LSDM 1.521 21.78%
PDP 1.376 19.70%
VMRO-DPMNE 1.347 19.28%
ALTERNATIVA 251 3.59%
BESA 198 2.83%
LIDHJA DEMOKRATIKE BOSHNJAKE 127 1.82%
DEKORKATËT 68 0.97%

 

Pas raudnit të parë kadidati i BDI-së kishte një avantazh prej 500 votave ndaj kandidatit maqedonas të LSDM-së, por gjitashtu këto të dhëna na tregojnë se votat e komunitetit turk janë vendimtare për në Dollnen. Në vitin 2021 ne balotazh apo në raundin e dytë shkuan kandidati i BDI-së dhe LSDM-së.

Rezultatet e raudnit të dytë në Dollnen:          

BDI 3.462 52.78%
LSDM 3.047 46.46%

 

Në bazë të këtyre të dhënave do të shohim se kandidati shqiptarë i BDI ka fituar me diferencë prej 415 votash.

Raundi i parë i zgjedhjeve lokale ne Dollen më 19 tetor të këti viti:

AKI 1,475 21.75%
LSDM 805 11.87%
VLEN 1.665 24.55%
VMRO-DPMNE 1.643 24.23%
LUNT 195 2.88%
SUAD ADILOVIQ 247 3.64%
ABDULLA BAJRAMOVSKI 501 7.39%

 

Në bazë të këtyre të dhënave, shohim se në balotazh kanë shkuar dy kandiat, njeri nga VLEN dhe tjetri nga VMRO-DPMNE, por që dallimi mes tyre është vetëm 22 vota në epërsi për kandidatin shqiptarë. Raundi i dytë që do të mbahet më 2 nëntor do të jetë një përballje e fuqishme mes tyre se cili do të jetë kryetarë i Dollneit për katër vitet e ardhshme.

Comments