25 vjeçarja u gjetë dje e vdekur në Prishtinë, afër saj ishte edhe një pistoletë
Gjatë ditës së djeshme është raportuar për gjetjen e një trupi të pajetë në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka informuar se një femër ka raportuar se në dhomë kishte gjetur pa shenja jete viktimën femër.
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës, transmeton lajmi.net.
Si provë materiale është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një gëzhojë dhe dy fishekë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Lajmi.net/