29 rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna, prin Prishtina
Edhe 29 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në vendin tonë, ndërsa një person është shëruar.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 13 raste (sipas vendbanimit: 13 raste Prishtinë), komuna e Obiliqit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Milloshevë), komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Druvar dhe 1 rast Vushtrri) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Zhiti-Viti, Lutogllavë-Prizren, Shushicë-Istog, Janjevë-Lipjan, Fushë Kosovë dhe Rahovec, shkruan lajmi.net.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 1298, ndërsa deri më sot janë konfirmuar 31 raste të vdekjes. Numri i të shëruarve nga koronavirusi është 913. /Lajmi.net/