Bela: Vendimi për fshirjen e 40 mijë votuesve është apsurd

Valon Bela sot deri tek Gjykata Kushtetuese dorëzoi iniciativën kundër vendimit të KSHZ-së për fshirjen e rreth 40-mijë votuesve. Sipas tij, ky vendim është absurditet dhe prandaj ai shprehet kundër tij.

“Nëse në vendet perëndimore ka pasur edhe luftëra qytetare për tu siguruar e drejta e votës, këtu e drejta e votës mund të merret me një vendim qesharak të negociatorëve në fjalë, nga fakti se, kushtohet fakti se ky vendim merret nga përfaqësuesit legjitim të këtyre qytetarëve, gjegjësisht të votuesve të kontestuar, tha Bela.
Ndër tjerash, Valon Bela porositi që mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vijojë edhe përgjegjësia morale, politike dhe penale.