5 arsye se pse Arsenali mund të fitoj titullin këtë sezon sipas gazetarit të “The Sun”

517
fresco
5 arsye se pse Arsenali mund të fitoj titullin këtë sezon sipas gazetarit të “The Sun”

midle

 

Arsenal ka pikë të barabarta me Man.City dhe konsiderohet një sfidues shumë i fortë për të fituar titullin e Premier Ligës.

Arsenal ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit në Premier Ligë dhe janë rikthyer në mënyrën më të mirë që nga humbja kundër Liverpool.

Man.City edhe pse në fillim shfaqej si një ekip i pa konkurent por ka filluar të humbas pikë nga disa skuadra që duhet nxerr pikët maksimale. Sun Sport tregonë pesë arsyjet se pse Arsenal mund të i jap fund periudhës 12 vjeqare pa kuror të Premier Ligës.

Sipas gazetarit Duncan Wright këto janë 5 arsyet se pse Arsenal mund të jetë pretend kryesor për të fituar titullin këtë sezon

1. Mbrojtja

Wenger gjithmonë ka hasur në probleme sa i përket mbrojtjes, por si duket tani ka një mbrojtje të aftë për të mbajtur kanditaturën e luftës për titull. Shumë shpesh në të kaluarën ata kanë qenë të humbur për shkak të cilësisë që ka munguar në krahasim me disa nga klubet e tjera të mëdha në Premier Ligë. Klasi botëror i Laurent Koscienly ka gjetur më në fund një partner të mirë qëndror dhe dyshja anësore e mbrojtjes Bellerin dhe Monreal çdo ndeshje po duken stabil në pozitat e tyre, dhe Petr Cech me përvojën e ti ende është në nivel sa i përket formës.

 

2. Ashpërsimi i Theo Walcott

Pas fitores 3 – 2 të Arsenal kundër Swansea, menaxheri i Arsenal, Wenger është pyetur sa i përket formës së mirë të Theo Walcott, por ai ka thënë me pak fjalë që Walcott është ashpërsuar shumë këtë sezonë. Me 7 golat e ti në të gjitha kompeticonet , 5 në Premier Ligë, Walcott po shihet si një armë e shtuar e fshehtë këtë sezonë e Wenger dhe ai po bëhet lojtari që të gjithë e mendonin se mund të jetë.

 

3. Arsene nuk është i kapluar nga ankthi

Në dy vitet e fundit, një nga arsyet kryesore se pse Arsenal kanë rënë nga forma është për shkak se ata nuk e kanë forcën mendore për të përballuar presionin duke luftuar për titull. Por Wenger këtë sezon është një njeri pa merak, duke qeshur dhe duke qeshur, madje edhe kënaq mediumin në disa komedi gjatë intervistave. Në të kaluarën ai e ka vënë në pikëpyetje haptazi fuqinë mendore e lojtarëve. Këtë vit bosi Gunners është një shembull i pozitivitetit, ai ka lojtarët e duhur në skuadrën e tij për të bërë punën sa më mirë.

 

4: Ekuilibri

Sa i përket ekuilibrit Arsenal kanë marrë lojtarët e duhur në pozitat e duhura dhe kjo ka shtuar aq shumë më shumë ekuilibër në ekipin e tyre. Arsenal tashmë kanë dy super lojtarë Granit Xhaka dhe Francis Coquelin, të përshtatshëm në mënyrë ideale për punë, dhe që lejon liri për magjistarin Santi Cazorla për të bërë orkestimin e mesfushës në relacion me sulmin. Cazorla është lojtari më i nënvlersum por nëse analizon detajisht lojën e ti do vëresh që ai është rrahja e zemrës së Arsenal.

 

5. Rikthimi i disa lojtarëve kyq dhe impakti i Iwobit.

Ndikimi i Alex Iwobi këtë sezon ka qenë mbresëlënës, dhe ai vetëm po mëson çdo ndeshje shumë më shumë dhe po e kupton lojën shumë më mirë. Aaron Ramsey, Danny Welbeck dhe Olivier Giroud janë të lënduar por me rikthimin e tyre shumë lojtarë do të japin edhe më shumë më të mirën nga vetja për të siguruar një vend në formacionin startues pasi çdo gabim i njërit apo tjetrit të gjithë janë të vetëdijshëm që mund të humbasin vendin e titullarit.

Comments