Lajme 5 mijë euro për uniformat e shoferëve të Arsim Bajramit Nga Admin 1 Me Aug 2, 2016 429 Ndaj FacebookTwitterGoogle+Email Shoferët të cilët bartin ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami do të pajisen me uniforma të reja. Krejt kjo pas tenderit që kjo ministri ka shpallur për blerjen e uniformave për shoferë të MASHT-it, shkruan Gazeta Fjala. 4 mijë e 845 euro pritet t’i kushtojnë MASHT-it uniformat e reja. Kompania “Dion 3” do ta bëjë furnizimin e tyre. Kontrata është dhënë me datë 1 gusht, si dhe pritet të nënshkruhet me datë 15 të këtij muaji.