6.5 milionë fëmijë rrezikohen nga uria në këto vende të botës

386
pic-4

Rreth 6.5 milionë fëmijë rrezikohen nga uria në Somali, Kenia dhe Etiopi për shkak të thatësirës së madhe.

Organizata Save The Children përmes një deklarate ka theksuar se rreth gjysmë milioni fëmijë në rajon vuajnë nga kequshqyerja, transmeton arbresh.info.

“Mijëra familje në Somali janë në kërkim të ushqimit të ujit”, thuhet në deklaratë.

Përderisa sezona e reshjeve ka dështuar, mungesa e ujit dhe ngrodhja e kafsheve kanë lënë rreth 15 milionë njerëz në nevoja emergjente.

Organizata thekson se 77% e fëmijëve kanë treguar shenja të kequshqyerjes.

“Jetët e milona fëmijëve janë në rrezik. Ne duhet të punojmë që të mos përsërisim gabimet e njejta të herës së kaluar, ku humbën jetën rreth 130 mijë fëmijë nën pesë vjeç për shkak të urisë në Somali”, tha John Graham, drejtor i Save The Children për Somali.

Në Kenia, më shumë se 1.25 milion njerëz janë në nevoja emergjente për ushqim, ndërsa pritet që niveli i urisë të përkeqësohet./

Comments