‘63-vjeçare në vijën e frontit me pandeminë’, Vjosa Osmani publikon fotografi të nënës së saj
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka publikuar sot një fotografi të nënës së saj, e cila është me profesion infermiere.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi të nënës së saj, e cila është me profesion infermiere, shkruan lajmi.net.
Osmani përmes kësaj fotografie ka bërë të ditur se nëna e saj 63-vjeçare çdo ditë bashkë me mijëra infermierë, mjekë e punonjës të tjerë shëndetësorë janë në vijën e parë të frontit duke rrezikuar jetën e tyre për shëndetin tonë.
Osmani ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të mbajnë maskat, distancën dhe higjienën.
Postimi i plotë, pa ndërhyrje:
Mami, 63 vjeqare, në vijën e frontit në luftë për shëndetin tonë, bashkë me mijëra infermierë, mjekë e punonjës shëndetësor të cilët rrezikojnë veten për ne.
Mbani maskat, distancën e higjienën që të shpëtoni jetë. Në këtë betejë, duhet të jemi bashkë me punonjësit shëndetësor e t’i ndihmojmë ata e gjithë shoqërinë tonë të dalim fitimtarë. /Lajmi.net/