7 persona u arrestuan në operacionin e Policisë Financiare për shitje të paligjshme të naftës

116
fresco

Shtatë persona janë ndaluar si pjesë e operacionit të Policisë Financiare, të cilët po ndiqen penalisht për bashkim kriminal, shmangie taksash, mashtrim dhe pastrim parash, mësoi Telma,transmeton Faktiditor.info. Në hetim dyshohen gjithsej 13 persona dhe 10 kompani.

Ata shisnin naftë me para në dorë, dhe më pas i raportonin paratë si xhiro ditore në kompanitë përmes faturave fiktive dhe gjithashtu kërkonin rimbursim të TVSH-së. Dëmi i shkaktuar vlerësohet në rreth 7 milionë euro.

Operacioni u krye në 8 lokacione në Likovë, Kumanovë, Zhelinë dhe Nikushtak në koordinim me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Comments