Formacioni fantastik i Baselit në rast se nuk do t’i shiste lojtarët më të mirë (Foto)
Shumë nga ne jemi të tërhequr nga top pesë ligat e mëdha evropiane dhe kështu nuk jemi të informuar plotësisht me klubet e Superligës zvicerane (Swiss Super League).
Kur flasim për këtë ligë, atëherë klubi i parë që na vjen në mend është Baseli. Ata kanë fituar titullin e ligës në shtatë vitet e fundit dhe që kur liga zvicerane ndyshoi formatin në vitin 2003, ata kanë fituar titullin 10 herë, ndërsa Grasshopper vetëm tre herë.
Baseli gjithashtu është pjesë marrës i rregull në garat evropiane edhe pse sukseset e mëdha ende nuk kanë ardhur.
Baseli i disa viteve më parë, pjesë e kësaj skuadre ishte edhe dyshja Xhaka-Shaqiri.
Në vitet e fundit nga klubi zviceran janë furnizuar shumë klube nga e gjitha Evropa, por a keni menduar se si do të dukej Baseli në rast se nuk do të shiste lojtarët më të mirë në vitet e fundit? Më poshtë keni formacionin dhe bankën rezervë që do e ëndërronte çdo tifoz i klubit zviceran.
Portier: Yann Sommer
U transferua nga: Akademia e Baselit
Klubi aktual: Borussia Monchengladbach
Shtetësia: Zviceran
Mbrojtës i djathtë: Marek Suchy
U transferua nga: Spartak Moscow
Klubi aktual: FC Basel
Shtetësia: Çek
Qendër mbrojtës: Aleksandar Dragovic
U transferua nga: Austria Wien
Klubi aktual: Dynamo Kiev
Shtetësia: Austriak
Qendër mbrojtës: Fabian Schar
U transferua nga: FC Wil 1900
Klubi aktual: Hoffenheim
Shtetësia: Zviceran
Mbrojtës i majtë: Behrang Safari
U transferua nga: Anderlecht
Klubi aktual: Malmo FF
Shtetësia: Suedez
Mbrojtës qendror: Mohamed Elneny
U transferua nga: El Mokawloon
Klubi aktual: Arsenal
Shtetësia: Egjiptian
Mbrojtës qendror: Granit Xhaka
U transferua nga: Akademia e Baselit
Klubi aktual: Arsenal
Shtetësia: Zviceran
Mesfushor qendror: Ivan Rakitic
U transferua nga: Akademia e Baselit
Klubi aktual: Barcelona
Shtetësia: Kroat
Sulmues i djathtë: Xherdan Shaqiri
U transferua nga: Akademia e Baselit
Klubi aktual: Stoke City
Shtetësia: Zviceran
Sulmues i majtë: Mohamed Salah
U transferua nga: El Mokawloon
Klubi aktual: Roma
Shtetësia: Egjiptian
Sulmues: Breel Embolo
U transferua nga: Akademia e Baselit
Klubi aktual: Schalke 04
Shtetësia: Zviceran
Banka rezervë: Tomas Vaclik (Basel), Taulant Xhaka (Basel), Michael Lang (Basel), Marcelo Diaz (Hamburg), Fabian Frei (Mainz), Derlis Gonzalez (Dynamo Kiev), Valentin Stocker (Hertha Berlin), Felipe Caicedo (Espanyol).



