
Koment : Faktiditor.ch
Prej të gjitha festave, kjo e sotmja është më e madhja.Janë themelet e një shteti që ka derdhur lumenj gjaku.Janë shumë heronj të rënë për këtë ditë që nuk i përketë politikës,por shtetit të Kosovës së vuajtur që ka dhënë shumë martirë.Ndarjet të paktën duhet të harroheshin sepse pavarësia është edhe e Adem Jasharit, edhe e Ramush Haradinajt, , e Hashim Thacit, Albin Kurtit ,Zahir Pajazitit dhe e gjithë qytetarëve pa dallim bindjesh.Por më shumë se e cuditshme në Kosovë ndodhi sot një fenomen i rrallë.
Duket sebmë shumë pavarësisë së Kosovës i gëzohen shqiptarët e Maqedonisë se sa vetë kosovarët.Të paktën këtë e tregojnë vizitorët e shtetit më të ri në Ballkan që feston 10 vjetorin e pavarësisë së tyre.Por rradhë të gjata për në kufi me Maqedoninë treguan se në decenien e parë përvec një jubileu , shumica e qytetarëve kosovarë kanë zgjedhur t’a shfrytëzojnë këtë ditë për piknik, shoping ose ngjajshëm se sa të festojnë këtë ditë të shenjtë, të vecantë që vuri themelet e një shteti që u gjakos nëpër shekuj , u persekutua sa nuk ka më, nga okupatorë të ndryshëm nëpër histori.

10 vjetori i Pavarësisë duhej të kishte një epiqendër një festim masiv , dhe jo të kishte pritje të gjata në kufij që kosovarët të vijnë në Maqedoni por edhe në Shqipëri .
Shqiptarët e Maqedonisë në anën tjetër vërshuan drejt qyteteve të Kosovës për të festuar këtë ditë të vecantë në shenjë respekti për këtë ngjarje historike ,por atje gjetën një vend ku kundërthëniet vazhdojnë akoma, atje ku njerëzut mbase edhe janë të zhgënjyer me politikanët e tyre, por të paktën sot duhej harruar këto.Sot ishte pavarësia e një shteti të vuajtur që erdhi me sakfiricat, me jetërat e shuara të shumë luftëtarëve dhe civilëve të vrarë dhe shumë patriotëve që ndër vite u rezistuan dhe u flijuan për kauzën e madhe .Faktiditor.ch