FOTO/ Adelina Ismaili shfaqet tamam si një divë në këtë mbrëmje
Është pa dyshim njëra ndër këngëtaret tona e cila me çdo paraqitje të saj bën “boom”, shkruan “Kosovarja”, për Adelina Ismailin.
E cilësuar si Diva e muzikës së lehtë dhe argëtuese, Adelina ka ditë dhe ka pas shije që në çdo paraqitje të saj të duket bukur. Ajo edhe sot e kësaj dite është shumë e freskët si përherë. Ani pse me këngë nuk po shfaqet, këngëtarja para fansave të saj çdo javë është në serialin vendor televiziv “O sa mirë”. Aty ku mund ta jep kontributin e saj si aktore përkrahë aktorëve të serialit në fjalë. Duket se së fundmi kanë qëlluar në një aheng së bashku me disa nga aktorët e po këtij seriali. E me këtë rast Adelina ka bërë edhe ca foto e një video ku shihet shumë bukur dhe me stil.


