VIDEO/ Çfarë thotë Zanfina Ismaili për lidhjen e Adelina Tahirit me milionerin maqedonas?

562
fresco

Adelina Tahiri pas lidhjes së saj me milionerin maqedonas, u bë lajm i përditshëm nëpër rubrikën rozë, shkruan “Kosovarja”.

Aq shumë përflitet për Adelinën dhe tashmë babanë e fëmijës që ata po e presin, sa që është bërë e pa mundur që edhe koleget e saj të mos e përmendin apo të mos pyeten për këtë lidhje që në publikun tonë po vlerësohet si skandaloze! Para pak ditësh në emisionin “Prive” me Liberta Spahiun, në rubrikën “50 pyetje”, e ftuar ishte këngëtarja prishtinase Zanfina Ismaili. Të cilën gazetari në njërën ndër pyetjet që kishte përgatitur për të e pyeti edhe për lidhjen e Adelina Tahirit me bashkëshortin e saj. Zanfina u përgjigj në këtë mënyrë: “E kom cek nihere ma heret, që njerëzit duhet me bo çka i bon të lumtur. Normal me ni kufi, nëse ato e ka ba të lumtur qajo martesë edhe gjanat tjera, pse jo.”.

Më poshtë ua kemi sjell edhe intervistën ku mund ta shihni Zanfinën tek sa përgjigjet te kjo pyetje.
Vlen të cekim se në këtë rast Zanfina është treguar shumë korrekte dhe e saktë. Është shumë normale që njerëzit të ndjekin lumturinë e tyre, apo jo? Se si shprehet Zanfina për Adelina Tahirin ndiqeni në video nga minuta e 3:33.

Comments