Shkumbin Ismaili paralajmëron baladën e re [Foto]

270
fresco

Shkumbin Ismaili ka paralajmëruar se së shpejti do ta publikojë këngën e re.

Kënga mban titullin “Me ty dua të jem” dhe është e zhanrit baladë.

“Shumë shpejt një baladë, e cila do të mbahet mend shumë gjatë .Këtë radhë në bashkëpunim me mjeshtrin Edi Balili”, ka shkruar Shkumbini në Facebook, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një fotografi nga studioja.

Këngëtari nga Tetova është i njohur sidomos për baladat e tij që pëlqehen shumë nga publiku mbarëshqiptar.

Comments