FOTO/ Morena Taraku vjen me një imazh plot stil nga Turqia!

396
fresco

Ajo gjithmonë komentohet për jetën luksoze që bën, shkruan GazetaBlic.Këtë e tregojnë më së miri dhe udhëtimet e shumta që ajo bën.

Është kjo modelja dhe këngëtarja Morena Taraku e cila shpesh është në qendër të mediave rozë.

Ka pak ditë që ajo ka udhëtuar drejt Stambollit, nga ku dhe po publikon pamje të ndryshme. Madje ajo dhe përfundoi në spital, gjë që e bëri të ditur vet ajo përmes një postimi të bërë, por që nuk ishte asgjë serioze.

Duke qenë se cilësohet si një nga femrat më me stil në estradë, nuk heziton shpesh të mbaj të informuar ndjekësit e saj të shumtë rreth çmimeve e markave të veshjeve të saj. Kësaj radhe ajo vjen me një paraqitje plot stil. E veshur me një fustan ngjyrë lejla e shtrirë në një ulëse të madhe, Morena po duket e mrekullueshme nga Kappadokia, në Turqi./GazetaBlic

Comments