FOTO/ Albërie Hadërgjonaj nënshkruan kontratë 20 milionë dollarëshe!
Albërie Hadërgjonaj ka disa kohë që nuk është shumë prezente në Shqipëri dhe nuk po merret me ndonjë projekt muzikor këtu, megjithatë siç dhe këngëtarja e ka shfaqur nëpërmjet Instagramit, ajo duket se po kalon ditë mjaft të mira në SHBA.
Postimet e saj të shumta në evente luksoze dhe me imazh të kuruar, kanë bërë që disa komentues të aludojnë rreth burimit të saj ekonomik. Disa prej tyre kanë kaluar si zakonisht edhe në ofendime, çka ka bërë që Albërija t’i kthejë një përgjigje të gjithëve nëpërmjet një postimi në Instastory, shkruan Blitz.al.
Teksa shfaqet duke pritur metronë, Hadërgjonaj i thotë komentuesve të mos merren me punët e saj por të çohen e të punojnë edhe ata. “Mos ma qani hallin mua,…dhe sa për ata që më kanë inat: sapo mbylla një kontratë 20 milion dollarëshe!” – ka shkruar ajo përbri.
Nuk e dimë saktë nëse kjo ishte një ironi ndaj komentuesve apo me të vërtetë Albërie Hadërgjonaj ka mundur të hyjë mirë në industrinë e showbizit amerikan, megjithatë këtë pjesë, mbetet ta sqarojë ajo vetë.