FOTO/ Kaltrina Selimi publikon pamje nga klipi i ri!

638
fresco

Këngëtarja Kaltrina Selimi tash e një kohë po jeton në Londër.
Megjithatë, ajo kohë pas kohe vjen në Kosovë dhe kujdeset për fansat e saj që t’u sjell projekte të reja, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ka njoftuar se shumë shpejt vjen me një këngë të re, që e sjell në duet me Alban Mehmetin.

Tashmë, dyshja janë duke punuar drejt finalizimit të projektit, kurse këngëtarja ka publikuar pamje nga klipi, ku shihet e veshur me fustan të kuq dhe shumë elegante.

Për Lajmi.net, Albani kishte treguar se kënga mban titullin “Dashnia jem” dhe është incizuar në Tiranë, ndërsa është këngë përplot ritëm. /Lajmi.net/

Comments