FOTO/ Stresi revoltohet me taksat e Edi Ramës: I keni orët e numëruara!
Vënia e taksës prej 5 euro për vetura dhe 10 për kamionë, në kufirin Kosovë- Shqipëri, ka ngjallur reagime të shumta.
Veprimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama është konsideruar i papëballueshëm nga ana e qytetarëve, shkruan lajmi.net.
Madje, gjatë ditës së djeshme ishte organizuar një protestë, në të cilën eskaloi situata dhe protestuesit shkatërruan edhe sportelet ku kryhej pagesa.
Pas gjithë kësaj situate kishte reaguar edhe Rama, por kritikave të tij i është kundërpërgjigjur me revoltë edhe reperi Stresi.
“Ti Ta Ha … o zoti kryeminister! jam nje djale qe kam lindur ne interrnim dhe jam nje familje qe kemi luftu per liri gjith jeten tone dhe kemi deshmore ne shtepin tone . Nuk do dorzohemi para teje e para shtetit tend . Mos i perdor policin kundra nesh sepse dhe ata jan djem nenash si ne dhe jan gjynah por skan cfare te bejn dhe ata te shkretit dikush duhet ta bej detyren e shtetit . I keni oret e numeruara ti bashk me kabinetin tend nje kabinet perversash dhe nje kabinet orgjish . Me rrespekt Arkimed Lushaj i betuar kundra kti shteti , ndersa ju qe shitet voten per 50 mi lek mbani pasojat”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/