Këngëtarja Enca Haxhia ka qenë e ftuara e radhës në një nga kronikat e emisionit “Prive”.
Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj, ku në veçanti ka folur për projektin e saj më të fundit “Dua”.
Enca theksoi se tema që ka trajtuar në këtë klip është shumë aktuale, dhe ka bërë maksimumin për ta pasqyruar në projektin e saj.
E pyetur rreth komenteve negative, këngëtarja ka thënë se nuk shqetësohet, pasi sipas saj çdo njeri është i lirë të flasë dhe të gjykojë, dhe nëse disa e shohin në këndvështrimin e tyre si negativ këtë projekt, atëherë është e drejta e tyre.
Ndër të tjerash, ajo theksoi edhe se nuk ndjehet aspak keq kur e ofendojnë me komente negative.
Madje, kur i thonë mund të ishte një ‘pornostare’, këngëtarja këtë gjë e merr si kompliment, teksa me të qeshura thotë se edhe ‘daddy’ (babi) e thërret njëjtë, e kur thotë kështu, ‘daddy’ i referohet modelit portugez që këngëtarja e pati protagonist në klipin e saj. /Telegrafi/