Maqedoni, shpërndardahet parlamenti

251
Me 110 vota Pro dhe asnjë Kundër, deputetët kanë miratuar vendimin për të shpërbërë kuvendin e Maqedonisë. Ky vendim i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat mbahen më 11 Dhjetor. Votimi është përshëndetur me duartrokitje nga deputetët e pranishëm në sallë.
Shpërndarja është një nismë e opozitës por që është përkrahur nga të gjitha partitë parlamentare, me qëllim dhënien fund të ngërçit politik më shumë se një-vjeçar.
Ndërkohë, mbeti pa u zgjidhur çështja e kodit zgjedhor, përkatësisht problemet për njësinë vendore 6, që ka më tepër votues nga sa përcakton ligji. Kjo çështje mbeti jashtë rendit të ditës. Më herët opozita kërkoi zgjidhjen e këtij problem, pasi sipas tyre lë hapësira për manipulimin e zgjedhjeve.
Ndërsa disa politikanë shqiptarë thonë se pas pastrimit të listave të votuesve nga emrat fiktivë, janë hequr padrejtësisht 30 mijë shqiptarë, një problem që ve në pikëpyetje proçesin zgjedhor.
Comments