Dubai teston targat dixhitale!
Këto targa do të jenë të pajisura me GPS, gjë që mund të çojë në efekte negative të tipit hakerim i sistemit të targave të cilat menaxhohen nga autoritetit përkatës. Në rastin e Dubait, klima e nxehtë dhe rëra mund të krijojnë probleme për këtë teknologji
Targat digjitale do të testohen në Dubai për të parë nëse funksionon si sistem.
Sipas BBC, Dubai do të jetë vendi që do të testojë targat inteligjente në disa makina. Autoriteti i transportit rrugor në Dubai deklaron se ky test do të përdoret për të vlerësuar avantazhet e përdorimit të targave digjitale duke lejuar përgjigje më të shpejta ndaj emergjencave në rastin e aksidenteve apo vjedhjeve. Gjithashtu, shërbime të ndryshme si kolaudimi i makinës, gjobat dhe pagesat e rrugëve janë lehtësisht të menaxhueshme me anë të targës digjitale.
Këto targa do të jenë të pajisura me GPS, gjë që mund të çojë në efekte negative të tipit hakerim i sistemit të targave të cilat menaxhohen nga autoritetit përkatës. Në rastin e Dubait, klima e nxehtë dhe rëra mund të krijojnë probleme për këtë teknologji.
Megjithatë, në Kaliforni është miratuar një leje për testimin e targave digjitale të cilat po përdoren këtë vit. Çfarë nuk shkonte me targat tradicionale? /PCWorld Albanian

