Bonucci mund të mos jetë pjesë e Milanit sezonin e ardhshëm, Manchester Unitedi dhe Bayerni kanë shfaqur interesim për mbrojtësin italian, raporton The Sun.
Bonucci iu bashkua Rossonerëve verën e kaluar nga Juventusi, por Milani ka dështuar të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, çka do të thotë se mund të detyrohet të shesë lojtarë.
Për shkak të “fair play financiar”, Milani mund të detyrohet ta shesë Bonuccin dhe shumë të tjerë për të mos rënë ndesh me rregullat e UEFA-s.

