A duhet të shkohet në zgjedhje?



Duhet të shkohet në zgjedhje dhe kjo situatë i konvenon PDK-së. Kështu u shpreh opinionistja, Besa Luzha nga FES në Rubikon të KTV-së ku u debatua mbi mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.
Ajo ka thënë se në këtë situatë nuk ka as vullnet për të punuar dhe zgjedhjen e sheh si zgjidhje.
“Në një situatë normale, në një gjendje kur thjeshtë nuk ke as vullnet për të shkuar në Parlament dhe për të diskutuar, opozita është kthyer qëështë shenjë e mirë mirëpo nuk ka vullnet për të punuar”, ka thënë Luzha.
“Normalisht ishte dasht me shku një zgjedhje dhe kjo situatë mund t’i konvenoj PDK-së”, theksoi tutje Luzha.
Sipas saj, ndërkombëtarëve nuk ju konvenon kjo situatë pasi duan që fillimisht t’i kryejnë proceset tjera.
“Ndërkombëtarëve nuk ju konvenon dhe kundërshtimi më i madh vjen rpej tyre sepse para se të kryhen disa procese të rëndësishme nuk duan një riformatim tjetër”, përfundoi Luzha.