Grabitje mes armësh në një market në Prishtinë
Mëngjesin e djeshëm ka ndodhur një grabitje në një market në Prishtinë. Punëtorët e sigurimit që ishin afër, posa kishin dëgjuar alarmin ishin nisur drej lokalit, ku me të arritë, një nga të dyshuarit u kishte drejtuar armën.
Grabitjen e kanë kryer tre persona, të cilët kanë marrë një televizor dhe cigare të llojeve të ndryshme.
“Prishtinë 25.06.2018-02:45. Është raportuar se tre të dyshuar të panjohur të maskuar kishin kryer veprën e cekur në një market. Sipas dy dëshmitarëve meshkuj K/shqiptarë punëtorë sigurimi, posa kishin dëgjuar alarmin ishin afruar te lokali dhe aty kishin hasur në persona të dyshuar, ku njëri prej tyre ua kishte drejtuar armën. Të dyshuarit kanë vjedhur një televizor dhe cigare të llojeve të ndryshme. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, bëhet e ditur në raportin policor.