Haradinaj: Çfarë ndodhi me serbët që ofronin para për dëshmi fals kundër UÇK-së?

243

Daut Haradinaj deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se personalisht voton draft-rezulotën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje saktësisht Glauk Konjufca.

Ndërsa Haradinaj është kthyer në kohë duke kërkuar përgjigje nga instancat e sigurisë në vend se “A është bërë gabim kur janë arrestuar apo kur janë liruar, katër serbët të cilët ofronin shuma marramendëse për dëshmi fallco kundër UÇK-së?”.

Haradinaj gjithashtu ka theksuar se po të njëjtit janë “Në strukturat udhëheqëse të UDB-së në Serbi dhe njëri prej tyre është në pushtet në një nga komunat e veriut të Mitrovicës”.

Comments