KONFERENCË GJYQËSORE NDËRKOMBËTARE “GJYQËSI E PAVARUR”

188
fresco
midle

Konferenca e parë gjyqësore ndërkombëtare në temën “Gjyqësi e pavarur” do të mbahet sot dhe nesër në Ohër, në organizim të Gjykatës Supreme dhe Shoqatës së gjykatësve të Maqedonisë, në bashkëpunim me CEELI Institute nga Praga dhe me mbështetje të Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni.

Në ngjarje do të përfshihen tema lidhur me sfidat, praktikat e mira dhe përvojat për gjyqësi të pavarur në pikëpamje të pavarësisë ligjore, financiare dhe funksionale, mbështetje e perceptimit pozitiv për gjyqësinë dhe respektimi i pavarësisë së saj, edukim i vazhdueshëm dhe etikë gjyqësore, gjyqësi transparente dhe marrëdhëniet me mediat.

Në konferencë do të marrin pjesë kryetari dhe gjykatës të Gjykatës Supreme të Maqedonisë, të gjykatave të apelit dhe themelore, anëtarë të Shoqatës së gjykatësve, gjykatës nga rrjeti gjyqësor CEELI Institute  nga Praga i vendeve pjesëmarrëse, si dhe përfaqësues të CEELI Institute Pragë dhe të Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni, paralajmëruan organizatorët.

Comments