LR-PDSH dega Strugë: “Besa” tenton të “torbeshizoj” zonat shqiptare në Strugë!

229
fresco

lrpdsh-struge

I dënojmë sulmet dashakeqe të një partie opozitare e quajtur BESA, që prej themelimit të saj ka bërë një lojë të padrejtë dhe tinëzare ndaj subjektit tonë politik. I pyesim këta zotërinj se cili ishte qëllimi i tyre që në Strugë ka krijuar dy degë të veçanta, dega e Strugës dhe dega e Llabunishtës?! Pse ky subjekt po i trajton qytetarët e Llabunishtës, Podgorcës, Oktisit dhe Borovecit si kategori e veçantë? Para ca kohësh në një intervistë, kryetari i kësaj lëvizjeje i quajti këto qytetarë “Torbeshë”. A mos vallë qëllimi i tyre është që të vazhdojë misionin e disa partive antishqiptare për torbeshizmin e kësaj zone shqiptare? Personi kryesor i Lëvizjes Besa në Llabunishtë është një biznesmen që në opinion njihet si “Ahmeti i Gajretit”. E dini kush është ky person? Është idhtari më i madh pas Fiat Canoskit, i idesë së krijimit të identitetit torbesh apo siç thotë vet ai “nashiot soj”. Ky person, ka qënë aktivist i LSDM-së, PEI-t, BDI-së, Partisë së Turqve e së fundmi edhe me Lëvizjen Besa. Në çdo moment ka qënë kundër identiteti shqiptar të Llabunishtës, Oktisit, Podgorcit dhe Borovecit. Është pronar i tre portaleve antishqiptare, Struzhe, Llabunista dhe Haber. Kemi informata të sakta se ideja për ndarjen e kësaj zone si degë e veçantë nga Struga në lëvizjen Besa, ka qënë e Ahmetit të Gajretit. Qëllimi i vetëm, të ruajë primatin e asaj që ai e quan “nashiot soj”. I kujtojmë Lëvizjes Besa dhe Ahmetit të Gajretit, se Llabunishta, Oktisi, Podgorca dhe Boroveci janë pararoja e shqiptarizmit në Strugë e më gjërë. Shqiptarët e kësaj ane e njohin mirë Ahmetin dhe transferet e tij nga një parti në tjetrën për të realizuar idenë e torbeshizmit. Nëse Lëvizja Besa, ka për qëllim torbeshizmin e kësaj zone, jua themi parakohe se keni dështuar. Në atë zonë kur festohet, brohoritet në kor “Këtu është Shqipëri” Edhe ca pyetje të fundit për “besatarët”. Pse Besa nuk reagon ndaj Minsitrisë së Arsimit të BDI-së dhe VMRO-së, për moslejimin e mësimit në gjuhën shqipe të nxënësve të Podgorcës? Apo kjo iu konvenon besatarëve të “nashiot soj”? Pse nuk reagoni ndaj VMRO-së për punësimet që i bën në këtë zonë, me qëllim të tjetërsimit të identitetit të këtyre qytetarëve? Pse drejtuesit e Besës së Llabunishtit, fëmijët e tyre i çojnë të mësojnë në paralelet maqedonase? Mos u mundoni të mbuloni Diellin me shoshë! Verbimi për fitimin e votave, ju fut në kauzë antishqiptare. Ejani në rrugën e drejtë! Lëvizja për Reforma – PDSH Dega Strugë

Comments