Tony Blair bën thirrje për anullimin e Brexit
Tony Blair ka thënë se popullit britanik duhet t’i jepet një mundësi tjetër për të thënë edhe njëherë fjalën e tyre mbi daljen nga Bashkimin Evropian, kjo pasi të bëhet e qartë si duket vërtet Brexit-i.
Ish-kryeministri tha se kjo mund të behët nëpërmjet një votimi në Parlament, zgjedhjeve, apo një referendum të dytë.
Ai i bëri këto komente pasi shkroi një artikull ku i bënte thirrje personave që dua të qëndrojnë në BE të mobilizohen në tubime, raporton syri.net
Blair argumentoi se gjatë referendumit njerëzit ende nuk e kishin parë si dukej e ardhmja jashtë unionit por tha se do të bëhet më e qartë pasi të fillojnë negociatat e Brexit-it.
“Nëse ju doni të ruani marrëdhëniet tregtare në tregun e vetëm, detyrime të ndryshme do të vendosen mbi ju për lëvizjen e lirë të njerëzve, detyrime ligjore … do t’ju duhet të punoni jashtë vendit në këtë pikë..për të dalë nga Bashkimin Evropian po sakrifikojmë liritë tona … me të vërtetë duam të ikim në mënyrë nga BE-ja? – tha ish-kryeministri.