Krahasime të prodhimtarisë . Një qasje të re në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë Veriore dhe Ballkanit

454
fresco

Krahasime të prodhimtarisë
Një qasje të re në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë Veriore dhe Ballkanit

Blerim Abedini-Instituti i Studimeve të Sigurisë dhe Zhvillimit

Tranzicioni ballkanik merr kahje të re duke ofruar tregje prodhuese në një të vetmin sektor. Faktori ndërkombëtar e ka sfiduar Ballkanin me lidershipin e saj duke e vendosur në peshore motivimin politik të udhëheqësve. Ekonomia prodhuese e ish Jugosllavisë ka qenë zinxhir prodhues që lidhte të gjitha rajonet e saja me degët e veçanta prodhuese.
Ballkanin si duket e kaplojnë ndryshime të kohëpaskohshme. Me ndryshimet e brendshme të jetës shoqërore, rajoni detyrohet të pranojë më shumë sfida nga faktorët ndërkombëtarë. Por me gjithë atë, çdo gjë në peshore vendoset që ta tregojë performancën e saj.
Me disa mega ndryshime në Maqedoninë (Veriore), ajo tashmë ka sfiduar një pasqyrë të re për faktorin e jashtëm. Tash Maqedonia (Veriore) shikohet nga një prizmë i caktuar që e njëjta do të thotë “perspektivë Evro-Atlantike” dhe ndoshta më gjërë. Ekonomia tani më inicohet me një zhvillim të ri të forcave prodhuese që është një rifreskim për maqinat e vjetra prodhuese të trashëguara nga Jugosllavia e Titos.
Zhvillimi i barabartë ekonomik i rajoneve të Maqedonisë (Veriore) duhet të bëhet realitet, sepse zinxhiri prodhues e lyp këtë, sikur që është kërkuar në Jugosllavinë e Titos por pa dhënë rezultate konkrete në disa fusha. Zinxhirë të këtillë ekzistojnë në të gjithë botën, diku më shumë dhe diku më pak. Pra, pa një bashkëpunim ekonomik regjional, në tërë territorin e Maqedonisë nuk do të kemi rritje ekonomike të dëshiruar.
Veteranët e ekonomisë e dijnë mirë si ka funksionuar ekonomia jugosllave. Prodhimtaria në ekonominë jugosllave ka qenë e varur nga rajonet me prodhimtari të degës. Po ashtu ky treg ka pasur lidhje me disa degë ekonomike evropiane por për disa rrethana politike apo imponime të jashtme politiko-ekonomike ajo ishte e detyruar ta kufizojë tregëtinë e saj me tregun evropian.
Depërtimi i mekanizmave të sigurisë së Aleancës Veri Atllantike (NATO) në Maqedoninë (Veriore) do të sjellë investime të jashtme dhe të brendshme, që nënkupton jetë më e mirë për popullin e martirizuar me popullizëm. Pra, hapet një kënd i ri në orientimin e duhur ekonomik.
Pra, si duket zinxhiri prodhues drejton ekonominë me anë të vullnetit të njeriut. Në bazë të kësaj Ballkanin e pret një bashkëpunim prodhues në një kohë të caktuar , kohëzgjatja e së cilës varet nga vullneti i lidershipit të zgjedhur.
Pra, rajoni ballkanik në një të ardhme duhet ti bashkohet këtij trendi ekonomik, që tani më ka përfshirje të një numri të madh të shteteve, sikur ato të ish bllokut socialist të tregut.
“Jugo” si veturë e kompanisë “Zastava” nuk ka pësuar ndryshime në aspektin teknologjik. Ajo vazhdoi të prodhohej me teknologji të vjetër të trashëguar nga ish Jugosllavia. Përkundër kësaj, Rumania si ish shtet i ekonomisë dhe shoqërisë socialiste, u integrua në ekonominë evropiane të prodhimit bashkë me kompaninë e saj automobilistike, me ç’rast ajo ka zgjeruar tregun e shitjes së veturave të saja në Evropë dhe më gjërë.

Tranzicioni si duket del jashtë sferave të brendshme të integrimit si një integrim i ekonomive rajonale të kontinentit evropian. Kontestet politike aktuale në Ballkan zgjidhen nëpërmjet lidershipit të këtyre vendeve.
Kjo veçse është realitet, edhe pse dikush mendon në vullnetin e shoqërisë si “forcë politike” që mund të manipulohet. Pa prodhimtari të vërtetë dhe mjete moderne Ballkani do ta ketë të vështirë të intengrohet në tregun ekonomik evropian dhe botëror. Megjithatë shpresat nuk janë shuar për WB6. (#ISSDMacedonia)

Comments