E bukura mbetet e bukur – Angelina Jolie shfaqet me stil e elegancë pas shumë kohe [Foto]

513
fresco

Aktorja 43 vjeçare, fituese e çmimit Oskar Angelina Jolie, është shfaqur në publik, pas një kohe të gjatë, raporton Periskopi.

Ajo mori pjesë në një ceremoni mbretërore në Britani, ku mori vëmendjen e të gjithëve, me stilin dhe elegancën e saj.
43 vjeçarja shihej në gjendje mjaft të mirë shëndetësore. Ajo që binte më shumë në sy ishte pesha e saj, e cila kohëve të fundit ka rënë në mënyrë drastike.

Ishte komentuar gjatë se ajo e kishte përjetuar rëndë ndarjen nga aktori Brad Pitt, por një gjë të tillë nuk e pranoi asnjëherë vetë aktorja, e cila kishte konfirmuar se po përballej me probleme shëndetësore, të cilat thotë se i tejkaloi.

Comments