LSDM: Qytetarët do të kenë mbikqyrje në pagat dhe shpenzimet e funksionarëve (VIDEO)

171
LSDM: Qytetarët do të kenë mbikqyrje në pagat dhe shpenzimet e funksionarëve (VIDEO)

Maqedonia duhet të ketë institucione që janë të përgjegjshëm dhe të hapur për publikun. Kjo është arsyeja se pse në Planin e jetës në Maqedoni detyrohemi për publikun sa u përket shpenzimeve të mjeteve të Buxhetit!, theksoi sot në Shkup, Renata Treneska – Deskoska, anëtarja e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së.

“Çdo paratë e shpenzuara nga buxheti i shtetit do të paraqitet për qytetarët dhe të gjithë do ta kenë mundësinë për të parë se si shpenzohen paratë e tyre.

Ne do të ndërmarrim masa përmes të cilave çdo qytetar nga kompjuteri i vet do të mundet të shikojë pagën e çdo funkcionerit publik dhe sa kompensim merr për të udhëtuar apo për shpenzime të tjera. Kjo do të jetë një hap i rëndësishëm në parandalimin e keqpërdorimeve nga ana e pushtetit. Çdo ministër do të dijë se kontrolluesi i tij është çdo qytetar i Maqedonisë”, theksoi ajo.

Ajo më tej tha se do ta përforcojmë dhe kontrollin e Qeverisë nga ana e Parlamentit. Deri tani, ministrat po ikën nga konfrontimi në Parlament, duke anashkaluar pyetjet e deputetëve që kemi pasur të drejtë që të parashtrojmë vetëm një herë në muaj.

“Për shkak të rritjes së transparencës së Qeverisë para Parlamentit, në vend se një herë në muaj, pyetjet e deputetëve do të mbahen një herë në javë dhe në vend të seancave televizive dhe populiste të Qeverisë, publiku do të ketë mbikqyrje të plotë në të gjitha dokumentet e qeverisë dhe konkluzionet të tilla si materiale për seancat, rendi i ditës, procesverbalet dhe vendimet.

Këto janë vetëm disa nga masat që do të ofrojmë për të arritur transparencën e vërtetë të institucioneve kryesore shtetërore. Këto masa kanë për qëllim për të krijuar një shoqëri të drejtë dhe të sigurt.

Qytetarët do të kontrollojnë pushtetin, dhe pushteti do të punojë në mënyrë transparente dhe në shërbim të qytetarëve. Vetëm në këtë mënyrë qytetarët do të rifitojnë besimin e humbur tek institucionet”, theksoi ajo.

Comments