Po vjen dueti mes Medës dhe Mc Bekës, mësoni detajet!
Meda këtë periudhë është shumë aktiv me projekte të reja muzikore.
Së fundi, ai ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikohet kënga e tij më e re, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për duetin me Mc Bekën, i cili këto ditë do të jetë në duart e publikut, këtë gjë e kanë bërë të ditur të dy artistët përmes rrjeteve sociale.
Lajmi.net merr vesh se kënga është me motive patriotike, por data e lansimit të saj ende nuk është bërë publike.
Meda ka qenë së fundi i ftuar në një intervistë për emisionin “Mirage”, ku zbuloi detaje rreth projekteve që planifikon t’i publikojë së shpejti. /Lajmi.net/