Korabi i “Familjes Moderne” më s’po duket fare “kuller” [Foto]
Për dhjetë vite ishte pjesë e serialit vendor “Familja Moderne”, serial ky që pati një impakt të jashtëzakonshëm tek publiku, për çka edhe ishte kaq jetëgjatë, shkruan “Kosovarja”.

Nëntor Fetiu bëri emër e u bë shumë i njohur nga pjesëmarrja në “Familje…”. Roli i Korabit u pëlqye, e “foret” dhe shprehjet e personazhit ishin hit për një kohë të gjatë.
Nëntori së fundi nuk është edhe aq i angazhuar në projekte televizive, andaj edhe është më larg vëmendjes së publikut.
Aktori nuk preferon shumë të jetë në intervista, por megjithatë kohë pas kohe është diku sa për të treguar ndonjë gjë, shkruan “Kosovarja”
Siç mund ta shihni, aktori ka ndryshuar mjaftë dhe më nuk duket edhe aq “kuller” si dikur./Kosovarja/



