Devoll/ Me bidon me benzinë në dorë ndez cigaren, digjet rëndë 41-vjeçari

356

Një 41-vjeçar nga fshati Miras i Devollit ka pësuar djegie të rënda në trup, pasi ndezi cigaren ndërkohë që në dorë mbante edhe një bidon plastik me benzinë.

Policia e Korçës informon se: “ditën e djeshme në Spitalin e Bilishtit, ka shkuar i djegur në pjesë të ndryshme të trupit  shtetasi F.M, 41 vjeç, banues në fshatin Miras. Nga kryerja e veprimeve hetimore, rezulton se F.M, duke u kthyer për në banesën e tij, ka mbajtur në dorë një bidon plastik (1.5 litra) me benzinë, i cili ka pasur rrjedhje.Gjatë rrugës duke ndezur një cigare, aksidentalisht  ka pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.”

Shtetasi i mësipërm u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore, si pasojë e djegieve trupore.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Korçë  për “Ngjarje aksidentale”.

Comments