Ju ka munguar Tuna? Ka një befasi për ju..[Foto]

524
fresco
Ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re.
Është fjala për këngëtaren nga Maqedonia, Tuna Sejdiu e cila është shkëputur nga projektet muzikore, shkruan lajmi net.

Ajo i është përkushtuar familjes, djalit, Tianit ndërsa nuk u pa fare në evente apo mbrëmje muzikore.

Me anë të një postimi të publikuar në Instagram, ajo shfaqet në studion e kompozitorit të njohur maqedonas, Darko Dimitrov që siç shihet po vjen me diçka të re.

“Baba”, ka shkruar ajo.

Paraqitja e saj e fundit mbetet ajo në “Kënga Magjike 2016”, ku u prezantua me projektin muzikor “Duam”, një baladë mbresëlënëse të cilën e këndoi sa ishte shtatzënë dhe ia dedikonte fëmijës së saj. /Lajmi.net/

Comments