Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se “bashkatdhetarët nga Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë të mbeten shtyllë e fortë ekonomike për vendin dhe pasqyrë e vlerave tona historike, kulturore e artistike në botë”, njofton Klan Kosova.
Këto komente Haradinaj i ka bërë gjatë qëndrimit të tij në ambasadën e Kosovës në Londër.
“Si Kryeministër i vendit, do të vazhdojë të punoj për ambient të përshtatshëm për investime direkte të huaja, me theks për investime nga diaspora jonë që janë vlerë e pakontestueshme e jona, vlerë që tregimin për Kosovën e kanë ndërtuar dhe vazhdojnë ta mbrojnë e pasurojnë në mënyrën më të mirë”.

