Të shtunën festë e madhe në Maqedoni

261

Pas marrjes së ftesës për në NATO kryeministri i Maqedonis, Zoran Zaev paralajmëroi se të shtunën në 15 qytete do të ketë festë të madhe për shkak të marrjes së ftesës. Zaev theksoi se qytetarët e Maqedonisë janë mbështetësit më të mëdhenj të anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Ndryshe Maqedonia mori ftesën për anëtarësim në NATO-s. 29 vendet e Aleancës Veriatlantike në Samitin në Bruksel vendosën që t’i japin Maqedonisë ftesë për anëtarësim për nisjen ne bisedimeve para-aderuese. Megjithatë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, tha se për të mbërritur deri te anëtarësimi përveç bisedimeve para-aderuese, Maqedonia do të duhet ta finalizojë Marrëveshjen siç e quajti historike me Greqinë.

“Dyert e NATO-s janë dhe do të mbeten të hapura. E përshëndetëm marrëveshjen midis Athinës dhe Shkupit. Sot ramë dakord që ta ftojmë Qeverinë në Shkup që t’i nis bisedimet para-aderuese për anëtarësim. Me të mbaruar të gjitha procedurat e brendshme për finalizimin e marrëveshjes për emrin, vendi do t’i bashkëngjitet NATO-s si anëtarja e 30-të” deklaroi Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s./TS/

Comments