Plagoset një burrë në Mitrovicë, një i arrestuar

352
fresco

midle

Policia e Kosovës bën të ditur se një tentim vrasje ka ndodhur në Mitrovicë me ç’rast është arrestuar një person, i cili ka plagosur një tjetër.

PK thotë se viktima është plagosur në dy duart, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar një burrë shqiptar, i pasi i njëjti pas një zënke verbale kishte sulmuar fizikisht dhe kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një burri tjetër. Viktima është plagosur në të dy duart dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thotë PK.

Nga i dyshuari është konfiskuar një revole Zastava dhe 7 gëzhoja të cal.7.62 mm. Ai gjithashtu është dërguar në mbajtje.

Comments