Tashevska Remenski me padi penale ndaj Spasovit dhe Poposkit

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Frosina Tashevska Remenski sot deklaroi se në MPPS nuk ekzistojnë dokumente me të cilat do të dëshmohen pohimet e drejtorit të APRM-së Vllatko Poposki se ekziston marrëveshje me të cilën automjetet e disponueshme zyrtare të Agjencisë lihen në dispozicion të Ministrisë. Sipas saj, Rregullorja e APRM-së nuk jep mundësi që ai të japë autorizim për shfyrtëzimin e automjeteve për personat të cilët nuk janë të punësuar në Agjenci.
Tashevska Remenski paralajmëroi edhe kallëzime penale për Poposkin dhe ministrin plotësues të Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov dhe kërkoi që ata të tërhiqen nga funksionet që i kryejnë, për shkak të punës së paligjshme lidhur dhe me aksidentin e trafikut në të cilin ka marrë pjesë edhe Spasov.
Pohon se në MPPS nuk ka dokument se APRM-ja i ka dhënë në dispozicion automjete Ministrisë dhe se për menaxhim me to janë dhënë edhe autorizime.
Shtoi se nga Rregullorja e APRM-së mund të shihet se në asnjë nen nuk ekziston mundësi që drejtori të autorizojë, të huazojhë ose të vendosë në dispozicion automjet të personit, i cili, siç tha, nuk është i punësuar në APRM në disa pozicione, në të cilat në pajtim me rregulloren iu jepet e drejta e automjetit zyrtar edhe atë në orarin e punës nga ora 8:30 deri në orën 16:30.
Dje pasdite, Agjencia për punësim e Republikës së Maqedonisë kumtoi se në nëntor të viti 2015 ka arritur Marrëveshje me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në pajtim me të cilën i lejohen mjete të disponueshme teknike, midis të cilave edhe automjete të disponueshme motorike, përveç automjeteve të cilat janë donacion nga BE-ja dhe se për shfrytëzimin dhe menaxhimin me këto automjete të Agjencisë, drejtori ka dhënë edhe autorizime përkatëse.