Rasti “Tortura”, Sasho Mijallkov paraqitet në PSP

301
fresco
Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, u paraqit në objektin e Prokurorisë Speciale Publike për të dhënë deklaratë për rastin “Tortura”…Rasti “Tortura”, i ngritur nga Prokuroria Speciale, ka si të akuzuar kryesor ish-shefin e DSK-së Mijallkov dhe ka të bëjë me mënyrën e arrestimit të kryetarit të Partisë ”Të bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovskin, një ditë pas zgjedhjeve të 2011-tës.
Në këtë lëndë, Mijallkov akuzohet për sjellje jonjerëzore, ndërsa vepra penale për të cilën është i dyshuar parasheh dënim me burg prej tre deri në pesë vite.
Përveç tij, të akuzuar janë edhe Ivica Antevski-Puki nga Njësia Speciale “Alfa” dhe përfaqësues të tjerë të kësaj njësie. Prokuroria Speciale Publike rastin “Tortura” e publikoi nga fundi i muajit mars.
“Bazuar në provat e mbledhura u shfaq dyshim i arsyeshëm që të gjithë të përfshirët, përveç natyrisht të dëmtuarit, ishin të interesuar që publiku të sheh veprimin e pamëshirshëm të një pjese të forcës policore “Alfa” në kryerjen e arrestimit të një kundërshtari politik të partisë në pushtet.Kjo në fjalorin penal quhet thjesht torturë. Një sjellje e tillë është e dënueshme me standardet ndërkombëtare”,– shpjegoi atëherë prokurorja, Fatime Fetai.
Comments