Na pret një fundjavë e ngrohtë

136

Mot stabil dhe realtivisht i ngrohtë do të jetë gjatë uikendit.

Nëpër lugina të veçanta, siç njoftojnë nga DPHM­ja do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale nesër do të jetë nga 3 deri në 8, ndërsa ajo maksimale ditore nga 15 deri në 19 gradë celsius.

Të dielën në mëngjes temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 9, ndërsa ajo ditore nga 16 deri në 21 gradë celsius.

Nga e hëna, moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm, ndërsa në disa vende do të jenë edhe të rrëmbyeshme.

Në vendet lokale do të ketë vranësira jostabile me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, kohëpaskohe e përforcuar jugore.

Temperatura të hënën do të jetë nga 6 deri në 22, të martën nga 7 deri në 21, të mërkurën nga 6 deri në 19 gradë dhe të enjten nga 3 deri në 15 gradë.

Comments